Pipero: Gripi stinor do rëndojë pandeminë, problem neglizhenca e të rinjve

0 335

Mjeku Pëllumb Pipero, pranon se ka vend për përmirësim sa i takon informimit të qytetarëve. ”Informacioni duhet të jetë i zyrtarizuar, të lidhet me fasha oraresh, ka vend për përmirësim, por informacion ka. Mungesë transparence nuk ka, pasi nuk kemi se çfarë të fshehim. Duhet të keni një gjë në konsideratë, shqiptarët janë të paduruar në gjithçka, edhe për të marrë informacion. Ka shumë ngarkesë, jo në çdo kohë mjeku është. Ndaj duhet mirëkuptim dypalësh”.

Nga ana tjetër, Pipero nuk beson se do kemi një valë të dytë të rikthimit të pandemisë në vjeshtë. Ai lajmëron se situata mund të bëhet më e rëndë për shkak të gripit stinor.

”Situata edhe mund të agravohet, shifrat mund të bëhen edhe më të mëdha. Ne duhet të jemi të përgatitur se virusi i gripit stinor ngjan si dy pika uji me covid, dhe kapacitetet do jenë në vështirësi”. Shifrat e larta të ditëve të fundit, të rasteve pozitive me Covid, sipas doktorit janë shqetësuese, por sipas tij nuk janë tregues se kemi të bëjmë me transmetim komunitar. Problemin e sheh tek kujdesi i pakët, sidomos tek të rinjtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.