Plan për të eleminuar krye propagandistin e Moskës, Putin akuza Ukrainës: Punonte për Kievin

0 54

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se vendi i tij ka penguar një komplot i cili kishte shënjuestër drejtuesit kryesor të televizionit shtetëror.

Ai tha se shërbimet e tij të sigurisë penguan një ‘grup terrorist’ që planifikonte të vriste një gazetar të njohur televiziv rus, përpara se media shtetërore të njoftonte se objektivi ishte Vladimir Solovyev dhe të pretendonte se komplotistët ishin ‘neo-nazistë’ që vepronin me urdhër të Kievit.

“Agjentët e FSB-së arrestuan anëtarë të grupit të hënën, ndërsa konfiskuan bomba, kokteje molotov, pistoletë, një pushkë dhe granata”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Duke iu drejtuar prokurorëve për prioritetet e gjykatave në mes të pushtimit të tij në Ukrainë, Putin bëri publik edhe rastin, raportoi Daily Mail.

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist që planifikonte të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus. Ata kanë kaluar në terror, në përgatitjen e vrasjes së gazetarëve tanë”, tha Putin.

Pak kohë më vonë, televizioni shtetëror i lajmeve RIA Novosti botoi një artikull duke identifikuar Solovyev si objektivin e synuar.

Solovyev ka qenë një nga zërat kryesorë të Kremlinit në luftën e informacionit kundër Ukrainës – duke e shtyrë narrativën e Putinit për një ‘operacion special ushtarak’ për ‘denazifikimin’ e vendit në publikun rus pasi mediat e pavarura u mbyllën kryesisht.

RIA tha se personat e arrestuar – duke vepruar me urdhër nga Kievi – kishin komplotuar për të vrarë Solovyev përpara se të iknin jashtë shtetit.

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Ukrainës thotë se nuk kishte plane për të vrarë Solovyev.

Leave A Reply

Your email address will not be published.