Plani i UEFA, Champions luhet për tre javë

0 371

Europa pret rikthimin zyrtar të futbollit. Nga Gjermania në Italia, për të vijuar në Itali dhe Spanjë, ligat më të mëdha po projektojnë datat kur do të zbresin sërish në fushë, për të përfunduar sezonin. Paralelisht edhe UEFA ka hartuar planin e saj, për të mbyllur këtë sezon të Champions League.

Zyrtarët në selinë në Nion planifikuan që turneu më i rëndësishëm për klube, i ndërprerë prej pandemisë koronavirus, ashtu si edhe të gjithë eventet sportive, të rinisë në datat 8 dhe 9 gusht. Në këtë periudhë do të luhen edhe katër ndeshjet e shtyra të fazës së 1/8-ave, të cilat ishin programuar të zhvilloheshin në muajin shkurt.

Këto takime do nxjerrin edhe fituesit e çifteve Real Madrid-Manchester City, Chelsea-Bayern Munich, Lyon-Juventus dhe Napoli-Barcelona. Sapo fituesit të përcaktohen në fushë, UEFA nuk do të humbasë kohë. Pas plotësimit me ekipet pjesëmarrëse, faza çerekfinale do të luhet menjëherë, duke nisur nga data 11 gusht, deri më datë 15.

Kalendari i ngjeshur do të vijojë me gjysmëfinalet, të cilat do të luhen nga data 18 deri më 22 gusht, ndërsa finalja do të zhvillohet sipas planit, më 29 gusht në Stamboll të Turqisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, konfederata europiane e futbollit shpreson që edhe ligat e mëdha të zhvillojnë javët e mbetura, për të përcaktuar fituesit në fushë, me finalen e Champions League që do të jetë ndeshja e fundit e këtij sezoni të vështirënë kontinent.

CHAMPIONS LEAGUE/ PLANI I UEFA

* 1/8 luhen në datat 8-9 gusht

* Çerekfinaletluhen nga 11 deri më 15 gusht

* Gjysmëfinalet luhen nga 18 deri më 22 gusht

* Finalja luhet më 29 gusht në Stamboll

Leave A Reply

Your email address will not be published.