Plani për rininë/Basha: Në 8 vite asnjë premtim i Ramës nuk u realizua, katër angazhimet e mia

0 292

Këtë të premte në selinë blu po prezantohet plani për rininë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij tha se në këto 8 vite, kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që bëri për rininë.

”Shqiptarët nuk mashtrohen më. Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë. Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë. Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm”, tha kreu i PD.

Nga ana tjetër, Basha premtoi sot se kur të vijë në qeveri angazhohet që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

”Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë. Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.