Plas mes autores së emisionit të njohur të Top Channel dhe Olti Currit

0 19

Mbrëmjen e djeshme Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku pas disa ngacmimeve të moderatoreve ajo është shprehur se vlerëson njerëzit që punojnë, duke nënkuptuar se Olti Curri nuk është një ndër ta.

E sigurisht që nuk ka munguar as reagimi i Oltit. Ai është duke shijuar pushimet në kroçierë ku dhe ka realizuar një video.

“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”- ka thënë Olti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.