Plas sherri mes Evi Kokalarit dhe Belind Këlliçit. “Turp të kesh”!

0 29

Plas keq sherri mes ish-anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari, dhe Belind Këlliçit.

Gjithçka nisi për garën për kryesinë që sipas Kokalarit u bë një lojë e pisët.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Kokalari ka sulmuar veçanërisht Belind Këlliçin, që sipas saj nuk ka bërë një garë të ndershme për Kryesinë, dhe vendin e ka fituar përmes lobingjeve dhe manipulimeve të votave.

Ajo shprehet se renditja e tij në mesin e dy më të votuarve nga Këshilli Kombëtar, nuk reflekton mbështetjen e vërtetë të demokratëve.

“Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.

Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj.

Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të loboj për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë.

Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndërshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.

Turp edhe për ata që nisën një list lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjëndur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin.

Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës.

Ja, ky eshte karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.

Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë ti merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve.

Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen.

Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!”, shkruante në reagimin e saj të parë Kokalari, ndërkohë që postimet e saj vijonin, duke paralajmëruar Këlliçin që të përballet në garë direkte me Flamur Nokën për postin e sekretarit apo nënkryetarit të PD-së.

“Flamur Noka ka respektin tim total vetëm për faktin që në 22 Maj doli i dyti pa asnjë lobim. Ndërsa Belind Këlliçi pati pafytyrësinë të loboj nëpërmjet Minushes që ka qënë ish-sekretarja e Flamurit, duke lënë të nënkuptohej se lobimin po e bënte Flamur Noka. Në fakt Flamuri se kishte idene fare çfare po ndodhte.

Minushja tashmë punon për Besart Xhaferajn, shokun e fëmijërisë së Belindit i cili u fut në Keshilli me kuotat e rinisë dhe jo me votë. Dhe Minushaj ashtu u fut.

Tashti, nëse Belindi ka këllqe, të dalë në garë me Flamur Nokën të Premten e të shohim ku do dalë kjo garë, por realiteti eshte qe nuk ja mban dhe më thonë është tërhequr.

Mos harroni, unë jam elektron i lirë, jo pjesë e Këshillit apo Kryesisë, kështu që një lobim i imi dhe mund të justifikohet”, shkruan më tej Kokalari.

Akuzat për lobingje i ka vijuar edhe Edith Harxhi, e cila e ftuar mbrëmjen e djeshme në një studio televizive do të shprehej: “Grupi parlamentar akoma nuk ka dakortësi. Janë tre palë. Në terren unë e shoh më të arritur. Mendoj që ka qenë proces jo i lehtë, por i bazuar në votë.

Për herë të parë ne kemi kthyer institucionin e votës. Sa i përket kryesisë, numërimi ka qenë i hapur, por ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Lobimi në atë formë siç doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë. Nuk e kam për emra specifik“.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi 20 anëtarët e Kryesisë së re të kësaj force politike më 28 maj, ku me më shumë vota u spikatën, Belind Këlliçi, Fatbardha Kadiu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.