Platforma e mbingarkuar, zonat rurale vështirësi me mësimin online

0 70

Mësimi online për nxënësit po del një problem, kjo për faktin se në shumë zona të Korçës, veçanërisht në ato rurale, ka problematika me internetin apo valët e telefonit. Problematika më e madhe haset tek nxënësit të cilët kanë provime në fund të këtij viti mësimor.

Disa nxënëse në fshatin Libonik të Maliqit, shprehën se platforma akademia. al ka qenë tepër e ngarkuar dhe se për këtë arsye një pjesë të mësimeve do të duhet t’i rimarrin kur të kthehen në shkollë. ”Kemi mungesë të internetit, platforma Akademia.al është shumë e ngarkuar dhe kemi shumë shkëputje, nga ne por edhe nga mësuesit. Nuk është e njëjtë si të jesh në shkolle, mësimet që nuk i zhvillojmë dot do t’i bëjmë kur të rikthehemi”, thonë disa nga nxënëset.

Problematika me internetin në qarkun e Korçës është mjaft evidente, sidomos në zonat e thella, pa folur këtu për mundësinë e prindërve për rimbushjen e telefonave me internet apo deri edhe tek familjet që nuk kanë mundësi për telefona smart. Edhe pse javën që vjen pritet të nisë mësimi, në gjimnazet e Pogradecit procesi do të vijojë online për shkak të pandemisë së Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.