“Po ti si pronare ku ishe”: Sara Hoxha i kthehet ndjekësit që sulmoi Lorin në Instagram

390

Mbrëmjen e djeshme Lori Hoxha postoi një foto ku shprehej mirënjohëse ndaj stafit të Top Channel që kanë qëndruar në krye të Top Channel në këto ditë të vështira. Në foto shfaqej fotografi i Top Channelit Erblini duke mbajtur djalin e tij në krahë.

“Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh.

Në kohën kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastrofa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohëse të gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sado pak nga “normaliteti” i tyre për ti bërë më pak të vështira këto ditë…”, shkruante Lori.

Ndërsa një prej ndjekësve i shkruan:

“Po ti si pronarja ku ishe? Apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë”.

Komentuesi e ka marrë përgjigjen nga Sara e cila i shkruan:

“Në katin e 15 Albi, me dy fëmijë të vegjël. Pa merak se tërmeti nuk paralajmëron as ne ‘pronarët’.

Image

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.