Policia e Fierit dhe FNSH kontrolle në sera, tunele dhe banesa, ja çfarë u gjet

0 47

Kontrolle masive janë ushtruar në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.

Policia e Fierit ka informuar se janë goditur tentativa për kultivimin e bimëve narkotike dhe është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar.

Mësohet se në të gjithë territorin janë ushtruar kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”, ku u angazhuan rreth 180 forca policore të Policisë së Fierit me mbështetje edhe të FNSH Fier.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.