Policia ”e pafuqishme”/Humbi jetën në pus, përcillet në varreza pa distancim social

0 485

44-vjeçari Gentjan Golashi, njëri prej viktimave që humbi jetën në pusin fatkeq në fshatin Dyshnik të Beratit, është përcjellë për në varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit, rreth orës 10:30 të ditës së sotme, pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie. Pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, 44-vjeçari është përcjellë në varreza në praninë e dhjetëra familjarëve dhe shokëve të tij.

Policia ishte e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave ndaj pandemisë së Covid-19, shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qenë të pranishëm gjatë funeralit por kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë e Gentjanit që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.

Gentjan Golashi ishte djali i motrës së 77-vjeçarit Kamber Hoxha, që hyri mëngjesin e djeshëm për të pastruar pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij por ngeci brenda tij dhe kërkoi ndihmë. Gentjani hyri në pus për të shpëtuar dajën e tij, por gjeti vdekjen. Në orën 14:00 pritet të kryhet në Varrezat e fshatit Dyshnik edhe funerali i dy viktimave të tjera, Kamber Hoxhës dhe nipit të tij Neim Hoxha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.