Policia në ”luftë” me qytetarët jo me krimin, 1181 gjoba për maskat

0 295

Në një kohë që krimi në vend ka marrë përmasa të frikshme, e gjithë kupola e Policisë së Shtetit është në ”luftë” me qytetarët që lëvizin pa maska. Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.

Po me të njëjtën masë administrative, janë ndëshkuar 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.

Po ashtu, edhe një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

”Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

Leave A Reply

Your email address will not be published.