Policia Rrugore, 48 orë me arrestime shoferësh dhe gjoba

0 369

Policia Rrugore e Qarkut Elbasan ka njoftuar se në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë janë kryer kontrolle në të gjitha akset urbane dhe rurale, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Sipas Policisë vetëm gjatë 48 orëve të fundit, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë 8 shtetas, janë pezulluar 15 leje drejtimi si dhe janë ndërmarrë 200 masa administrative.

Policia e Elbasanit bën me dije do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.