Policia shpall në kërkim djemtë e Tom Doshit

0 48

Përfshihen në një konflikt me policinë djemtë e Tom Doshit të cilët janë shpallur në kërkim. Policia e Tiranës bën me dije se ka shpallur në kërkim Markos dhe James Doshi, të cilët janë përfshirë në një sherr dhe më tej kanë goditur punonjësit e policisë.

Blutë e komisariatit nr. 2 në Tiranë arrestuan në flagrancë E. L., 34 vjeç, banues në kryeqytet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Tre të rinjtë gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar.

Vijon puna për kapjen e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.