Politikanët meshkuj dhe trendi për foto ”topless” gjatë vaksinimit

0 393

Bota po ecën me ritme jo të njëjta sa i takon procesit të vaksinimit ndaj Covid-19. ”The Independent” sjell një analizë të taktikave që politikanët përdorin në komunikin e tyre publik. Foto gjysmë të zhveshur. Teksa gëzojmë që çdo ditë më shumë njerëz po vaksinohen kundër Covid-19, shikojmë që më shumë politikanë postojnë foto gjatë momentit të vaksinimit.

Gjithçka filloi në 19 janar kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ndau një fotografi të tij duke marrë dozën e parë. Imagjinoni skenën, këmisha e tij zyrtare blu është e varur në njërin krah duke ekspozuar gjysmën e gjoksit të tij dhe pavarësisht se ka vendosur maskë, ai duket kur buzëqesh. Fotografia u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Edhe në Shqipëri kryeministri Edi Rama u ”zhvesh” për të marrë dy dozat e vaksinës anti-covid. Edhe Olivier Veran, ministri i Shëndetësisë në Francë tregoi muskujt kur mori dozën e vaksinës anti-covid.

Duket si një trend ku burrat e kanë gjetur veten gjatë izolimit, të privuar nga prekja njerëzore për më shumë se një vit. Ashtu si shumë trende të tjera që, që na kanë dhënë pak argëtim gjatë kësaj periudhe të vështirë, duket se dhe trendi i “vaxxies” ka këtë synim. Padyshim që politikanët e përdorin për të rritur popullaritetin e tyre.

Olivier Veran, ministri i Shëndetësisë në Francë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olivier Véran (@olivierveran)

Leave A Reply

Your email address will not be published.