Pollo: Ja pse Lulzimi nuk e dëmton dot PD në zgjedhjet e 6 marsit

0 170

Genc Pollo, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, u shpreh në një intervistë për ABC, se në zgjedhjet e 6 marsit duhet të kandidohen emra dinjitozë, të cilat mund të tregojnë modele administrimi bashkiake shumë më të mira se ato që janë shfaqur deri më tani.

Pollo tha se kandidatët përfundimtarë të Partisë Demokratike legjitime, do të përcaktohen nga anëtarësia e PD, e cila do të votojë për emrat që përmbushin kushtet e kandidimit, pikësëpari, bazuar te ligji i dekriminalizimit.

Pollo tha se opozita ka probleme, por ajo nuk është e përçarë. “Formula që kemi zgjedhur është ajo e primareve, pra kandidatja ose kandidati që merr mbështetjen maksimale të anëtarësisë, kjo do të jetë kandidatura që përfaqëson demokratët”, tha Pollo.

Ai theksoi se një parti parti politike nuk mund të reduktohet në ndërtesën, logon e vulën.

“Një parti politike është në thelb anëtarësia, idetë dhe tradita politike si edhe fryma motivuese. Të tre këta komponentë thelbësorë i shoh tek PD e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të kaluar. Grupimi rreth Lulzimit mund të ketë ende ndërtesën si dhe e vulën e vjetër por absolutisht nuk ka ndonjë nga tre komponentët thelbësorë. Lulzimi mbase emëron kandidatët e vet për 6 marsin; me synimin të përçajë votën e opozitës. Por në këtë rast duket dëmi mbetet i kufizuar dhe në shumicën e bashkive pa impakt në rezultatin final”, tha Pollo. Sipas tij, nëse Lulzimi do të vendosë kandidatë në 6 mars, të jeni të bindur se do të jetë kandidat kulisash.

Leave A Reply

Your email address will not be published.