Populli drejt Referendumit, por Ilir Meta ose Edi Rama të japin dorëheqjen, pas Referendumit

454

Presidenti Meta iu drejtua drejt popullit që duhet të marrë fatet e tij në dorë, pasi klika pushtetare po i merr të gjitha liritë demokratike si dhe po rrënon ekonominë e vendit.

Presidenti Meta kujtoi 22 nëntorin e vitit 1998 kur populli votoi Kushtetutën e vendit, porse në vitin 2008 Sali Berisha dhe Edi Rama e ndryshuan në mesnatë, duke shkatërruar demokracinë, si dhe duke ia dhënë deputetët t’i caktojë partia e jo populli me votë.

Kjo që u bë nga Berisha-Rama mbetet kriminale për vendin dhe pasojat e kësaj ndjehen sot.

Ilir Meta zgjodhi dje t’i drejtohet popullit me Referendum. Por Meta nuk ka tha se kur dhe si.

Ndaj për ta ndihmuar Presidentin dhe Kryeministrin ka nevojë, pa e zgjatur, që Referendumi të jetë konkret dhe me një kusht. Le të votojë populli: Pra janë për anëtaren e kushtetueses që u betua te noteri apo për gjyqtaren që u betua te Presidenti? Dhe në raport me rezultatin duhet që nëse populli voton për gjyqtaren e noteres atëhere presidenti Meta të jap dorëheqjen e mënjëhershme. Por nëse populli voton për gjyqtaren e dekretuar te Presidenti atëhere Kryeministri Rama të jap dorëheqjen dhe parlamenti shpërndahet duke shkuar mënjëherë në zgjedhje të parakohshme.

Zgjidhje momentale tjetër nuk ka!

Por kjo duhet bërë me deklarata publike të Presidentit dhe kryeministrit që të mos ndryshojnë vendimin pa rezultatit të Referendumit popullor.

Kjo është demokraci dhe kështu populli mbetet SOVRANI.

S.P.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.