Porti i Bejrutit 6 muaj pas shpërthimit, ja çfarë ka ndryshuar (FOTO)

0 346

Shpërthimi në portin e Bejrutit tronditi botën, pasi të paktën 200 viktima u regjistruan, ndërsa më shumë se 6000 persona mbetën të plagosur. Shpërthimi mendohet se u shkaktua nga një sasi prej 2750 tonë nitrat amoni të vendosur në një magazinë aty pranë.

Ngjarja tragjike vetëm sa shtoi problemet te një popullsi e dërrmuar nga kriza ekonomike dhe pandemia e koronavirusit. Komuniteti ndërkombëtar me në krye Francën, u zotua të jepte një fond prej rreth 300 milionë dollarësh ndihma për Libanin.

Bashkimi Europian, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Banka Botërore kanë hartuar gjithashtu një plan për të ndihmuar në ringritjen ekonomike të qytetit. Sipas vlerësimit të tyre, vetëm për vitin e parë do të duhen 426 milionë dollarë.

Gjashtë muaj pas ngjarjes, thuajse asgjë nuk ka ndryshuar nga vendi i shpërthimit, çka vë edhe më shumë në dukje punën gjigante që do të duhet për rikthimin e gjërave në normalitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.