PPE thirrje qeverisë: Zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri

0 328

Ndër të tjera në deklaratën e PPE thuhet nga Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE se “Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE”.

Deklarata përmend në mënyrë të përsëritur 15 kushtet e Bashkimit Evropian që duhet të përmbushen nga qeveria në mënyrë qe te çelen negociatat. Më 6 qershor kryeministri Edi Rama duke folur para gazetarëve mohoi absolutisht që ekzistojnë kushte nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat. Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, krejt ndryshe nga kreu i Shtetit Meta dhe ai i Kuvendit Ruçi, Rama nuk i përmendi fare 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel.

Reagimi i parë negativ ndaj këtij mohimi të Ramës duket se është deklarata e sotme Kovatschev-Gahler. Veç kësaj kjo deklaratë avancon më tej drejt idesë se zgjedhjet e pushtetit vendor duhet të jenë të parakohshme dhe mundësisht të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Kovatschev e Gahler theksojnë se “Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.”

Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit (më parë të Bundestagut) “që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019”. Burime nga Parlamenti Evropian sinjalizojnë se do të ketë reagime të mëtejshme duke filluar nga java e ardhshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.