Pranohet kërkesa e Altin Avdylajt

0 292

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Altin Avdylajt dhe të avokatit të tij mbrojtës, Arbër Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për këtë të pandehur dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Për pesë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, çështja është ndarë dhe pritet një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë, do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.

Altin Avdylaj u arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Volvo 4”, i zhvilluar në tetorin e 2018-ës, ndërsa emri i tij del edhe në përgjimet e dosjes së famshme “339”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.