Prej një viti sorollaten për diplomat, studentët: 10 ditë kohë rektorit Koni ose shkojmë në gjykatë

0 310

Diplomat e studentëve, janë peng i një konflikti mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni. Dekani nuk i ka dërguar lisat e studentëve tek rektori sipas procedurës, por direkt tek Qendra e Shërbimeve Arsimor dhe tashmë Mynyr Koni nuk i firmos. Studentët prej një viti po sorrollaten por tashmë i kanë lënë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt çështjen do ta dërgojnë në gjykatë.

“Ne diskutuam me drejtorin e Kurrikulës, i paraqitëm problemin, kemi një kërkesë, brenda 10 ditësh, se ka kaluar më shumë se një vit pa u pajisur me diploma. Ai na shpjegoi korrespodencat por nuk kemi pasur një zgjidhje. Ne kërkojmë të na vendosë në dispozicion dokumentacionin. Çështja çalon këtu, në 2017 kur studentët janë regjistruar, fakulteti nuk i ka përcjellë listën rektorit, por QSHA-së, kjo është në shkelje. Por QSHA ia ka vendosur në dispozicion listën e studentëve rektoratit, që e ka njohur këtë listë, diplomat janë dërguar paraprakisht, por dje janë kthyer pasi sipas rektoratit duhet ndjekur procedurë tjetër. Pavarësisht konflikteve mes rektoratit dhe dekanatit, këta studentë kanë numrat e matrikullimi dhe kërkojnë që të pajisjen me diploma. Ne kemi bërë një kërkesë dhe përgjigja që presim përpara se ti drejtohemi gjykatës është të pajisemi me diploma. Sot nuk u zgjidh gjë, pasi dje rektorati ia ka çuar listat fakultetit të Ekonomisë. Pas 10 ditësh dokumentet do i çojmë në gjykatë. Procedura duhet të ishte ndjekur në 2017. Zgjidhja është që Ekonomiku të dërgojë diplomat te rektori, i cili duhet ti nënshkruajë”.

Drejtori i Kurrikulave Albano Zhapaj u shpreh se nëse Kule dërgon listat, rektori i firmos diplomat. Ai tha se mes listave që kanë qarkulluar ka një mospërputhje me 11 studentë dhe për këtë ai nuk mund të lëshojnë diploma për persona që nuk janë regjistruar.

”Çështja ka zgjidhje, nëse doni të dini se ku është shkelja unë ua them. Studentët janë në të drejtën e zotit dhe duhet të kenë dokumentin. Tani zgjidhja, unë po i dorëzoj avokatit të studentëve, një shkresë që i kemi dorëzuar ministres së Arsimit, e cila është hartuese e udhëzimit, ne duhet të dimë të gjithë se marrëdhëniet i rregullon udhëzimi. Përgjegjësia është e QSHA dhe fakultetit Ekonomik që komunikojnë në mënyrë jo zyrtare. Ministrja e Arsimit e ka zgjidhjen në dorë. Nëse sot dekani dërgon sot listat, zgjidhja do të jetë e menjëhershme, listat duhen. Po ju nxjerr edhe një dokument, 11 kartonë nuk janë në listë, ky është faji i fakultetit, për këtë çështje po merret prokuroria. Nuk mund të lëshojmë diploma, që në regjistrat bazë nuk regjistrojë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.