Premier League qëndron e bashkuar! Klubet në bllok: Kampionati do të luhet

0 316

Premier League qëndron e bashkuar në dëshirën për ta laujtur deri në fund sezonin aktual, sezon i ndërprerë për shkak të emergjencës së koronavirusit. Ky është verdikti i mbledhjes së kryer nëpërmjet video-konferncës që u krye me 20 klubet e divizionit kryesor anglez.

Mes argumenteve të rendit të ditës nuk është përfshirë mbyllja e parakohshme e kampionatit me anulimin e javëve të mbetura.

Me gjendjen aktuale të pandemisë, ku Mbretëria e Bashkuar pritet të jetojë tre javë të tjera karantinë, mbledhja e Premier League është përqëndruar në hipotezat e ndryshme, që me çdo mundësi nuk do të zhvillohen përpara qershorit, me takimet që do të luhen me dyer të mbyllura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.