Prengu u gjet i vrarë në pyll, vëllai: Jemi të shokuar, nuk kemi konflikte

0 37

Preng Simoni u gjet i pajetë në pyllin e fshatit Lam Lukaj të Lezhës, së bashku me rapsodin Kol Murranin. Kjo ngjarje shumë e rëndë ka tronditur thellë fshatin por sidomos familjet e viktimave. Vëllai i Prengës, thotë se familja e tyre nuk ka konflikte me asnjë dhe se për ta kjo vrasje ende mbetet një mister.

“Lajmin e morëm nga familja e vëllait, ata na thanë që kishte ndodhur kjo ngjarje. Morëm në telefon vëllanë s’na u përgjigj njeri dhe më pas shkuan disa njerëz për të marrë vesh dhe u mor vesh fatkeqësia. Nuk kemi pasur problem me asnjeri, nuk e dimë se përse ka ndodhur. Ai tha po iki në fshtat dhe ndodhi ngjarja. Kemi pasur shtëpinë e vjetër, shkonte punonte. Nuk kemi pasur problem me asnjeri, as për pronësi asnjë gjë. Nuk kemi asnjë lloj problemi në lidhje me pronësinë. Policia na pyeti, siç po pyesni ju dhe aq. Për ne është ende mister dhe nuk dimë se si ndodhi kjo ngjarje”.

Në pyllin e fshatit Lam Lukaj të Lezhës, mbetën të vdekur rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni. Policia njoftoi se ka vënë në pranga autorin kryesor të këtij krimi, Aleksandër Përdoda, si edhe është vënë në kërkim vëllai i tij, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në ngjarje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.