Presidenti Biden i alarmuar për zhdukjen e 3 amerikanëve, thirrje qytetarëve të tij: Mos shkoni në Ukrainë!

0 36

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi sot se 3 amerikanë janë zhdukur në Ukrainë, ndërkohë që iu bëri thirrje qytetarëve të tij që mos të udhëtojnë në këtë shtet.

“Jam informuar. Nuk e dimë se ku janë, por dua të ritheksoj: Amerikanët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë tani. Do ta them përsëri: Amerikanët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë tani,” tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga MJ Lee i CNN para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për një fundjavë në Rehoboth Beach, Delaware.

Bëhet fjalë për Alexander John, Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle.
Përveç kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit tha të enjten se ishte në dijeni të raporteve se një amerikan i tretë që udhëtoi në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë ishte zhdukur “javët e fundit”.

Drueke dhe Huynh u zhdukën gjatë një beteje më 9 qershor pranë qytetit të Izbytske, sipas rreshteri, i cili i dha CNN fotografitë e pasaportave të të dy burrave dhe vulat e hyrjes së tyre në Ukrainë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.