Presidenti Biden i jep medaljen e lirisë pas vdekjes Steve Jobs

0 23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i Amerikës, Steve Jobsit.

Medalja pas vdekjes e bashkëthemeluesit të Apple, që ndryshoi historinë e teknologjisë do të jepet në një ceremoni këtë javë.

Shtëpia e Bardhë dha lajmin, duke nënvizuar se vizioni i Jobs, i cili vdiq më 5 tetor 2011, “kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë mënyrën e komunikimit të botës, si dhe transformimin e kompjuterit, muzikës, industritë e filmit dhe komunikimit pa telefon”.

Gjithashtu në listën e çmimeve është edhe Sandra Lindsay, infermierja e Nju Jorkut, e cila në dhjetor 2020 ishte personi i parë që mori vaksinën kundër Covid, Fituesi i Oskarit, Denzel Washington, kampionia olimpike e gjimnastikës me shumë çmime, Simone Biles, ylli i futbollit të femrave në SHBA dhe ikona e të drejtave LGBT, Megan Rapinoe, senatori republikan John McCain.

Leave A Reply

Your email address will not be published.