Presidenti i Austrisë shkel rregullat, kapet në restorantin e shqiptarit

0 299

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen theu rregullat e vendosura për shkak të situatës së Covid-19, pasi policia e zbuloi atë në një restorant bashkë me gruan e 2 miq përtej orarit të lejuar që është 23:00.

Ai ndodhej në restorantin ”Sole” i cili ndodhet në zemër të Vjenës dhe që është në pronësi të shqiptarit Aki Nuredinit. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehu pendesën e tij. “Unë dola për të ngrënë për herë të parë që nga fillimi i masave kufizuese me gruan time dhe dy miq. Biseduam dhe fatkeqësisht nuk e vura re orën. Më vjen shumë keq. Ishte një gabim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.