Presidenti i Brazilit me Covid-19?

0 306

Brazili vijon të jetë shteti më i goditur dhe në 24 orët e fundit raportoi rreth 40 mijë raste të reja, ndërsa në total të prekurit nga Covid-19 janë më shumë se 1.2 milionë.

Brazili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave në botë, mbi 55 mijë jetë të humbura. Presidenti Zhair Bolsonaro, bëri me dije se duhet të bëjë një test tjetër pasi dyshon se mund të jetë prekur nga virusi.

Rritje të shifrave ditore janë raportuar edhe nga shtete si Argjentina, Kili, Ekuadori Kolumbia dhe Peruja. Kjo ka bërë që niveli i vdekshmërisë në Amerikën Latine të jetë më i lartë se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.