Presidenti i Francës dënon dhunën në kapitol dhe mbron demokracinë amerikane

0 329

Nga Mentor HOXHA, Paris

Pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në mbrëmjen e djeshme në Amerikë, kur mijra përkrahës të presidentit amerikan në ikje, Donald Trump pushtuan ndërtesën emblematike amerikane Capitol, teksa po bëhej çertifikimi i i presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar ashpër edhe Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Kreu i shtetit francez, foli për situatën në Uashington, pas ndërhyrjes së dhunshme të mbështetësve të Trump brenda Kongresit ku u vra një grua, mbështetëse e zjarrtë e presidentit, Trump dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

“Disa individë të dhunshëm kanë depërtuar në tempullin shekullor të demokracisë amerikane, Kapitol. Rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve janë një ide universale”, -tha Kreu i Shtetit francez. Ai bëri thirrje që të ndalohet dhuna. “Ne nuk do të dorëzohemi ndaj dhunës së disave që duan të sfidojnë “demokracinë”. “Kjo është zgjedhja jonë për disa shekuj. Duhet të vendosim dinjitetin njerëzor, paqen, respektin për të tjerët, njohjen e lirisë mbi të gjitha, e cila kërcënohet sot në demokracitë tona”, kreu i Elizesë.

Presidenti i Republikës së Francës, përfundoi fjalimin e tij në anglisht, duke besuar se “ajo që ndodhi sot në Uashington nuk është amerikane, sigurisht”. Pasi dënoi dhunën, Macron foli edhe për edhe forcën e demokracisë amerikane dhe miqësinë e madhe midis Francës dhe SHBA-së.

“Unë dua të them besimin tonë në forcën e demokracisë amerikane. Unë dua të them miqësinë tonë me njerëzit dhe demokracinë amerikane. Unë dua të them luftën tonë të përbashkët në mënyrë që demokracitë tona të dalin më të forta nga ky moment në të cilin jetojmë të gjithë sot”, -vazhdoi ai. “Që nga shekulli i 18-të, Shtetet e Bashkuara dhe Franca janë lidhur nga një pakt i lirisë dhe demokracisë. Franca me Lafayette mbështeti popullin amerikan në kërkimin e tij për liri dhe pavarësi. Franca, me Alexis de Tocqueville, njohu SHBA si një emblemë të demokracisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë dy luftërave botërore, qëndruan përkrah Francës sa herë që rrezikohej pavarësia dhe liria e saj. Sot Franca qëndron përkrah popullit Amerikan me forcë, entuziazëm dhe vendosmëri, përkrah të gjithë popujve që synojnë të zgjedhin udhëheqësit e tyre, të vendosin fatet e tyre dhe jetën e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike të zgjedhjeve. Ne nuk do të dorëzohemi ndaj dhunës së disa që duan ta vënë në dyshim këtë “.

Ashtu si Presidenti francez, edhe disa udhëheqës botërorë e kanë dënuar shpërthimin e demonstruesve pro-Trump në Capitol Hill, duke e cilësuar si një “sulm ndaj demokracisë” dhe kanë bërë bërë thirrje për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ishte ndër kryeministrat e parë që dënoi dhunën në Capitol.

Seanca e djeshme në Kongresin Amerikan që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden u ndërpre kur mbështetësit e shumtë të Donald Trump pushtuan ndërtesën Federale. Katër njerëz vdiqën, duke përfshirë një grua protestuese, e cila ishte një përkrahëse zjarrtë e presidentit Trump. Ajo u qëllua nga policia në Kongres dhe vdiq nga plagët e marra. Ajo quhej Ashli Babbitt dhe jetonte në zonën e San Diegos në Kaliforninë e Jugut. 52 persona janë arrestuar në Ushington, përfshirë 26 brenda Kapitolit, sipas policisë amerikane.

Pas shuarjes së protestave, Kongresi Amerikan ka çertifikuar Joe Biden si President të Amerikës dhe Kamla Harris si zëvendëspresidente. Ky çertifikim bëhet pas pushtimit të Kongresit amerikan nga protestuesit pro Trump, të cilët i quajnë zgjedhje të vjedhura nga demokratët. Seanca e djeshme e Kongresit kur po bëhej çertifikimi i Presidentit të ri, u ndërpre për disa orë, pasi protestuesit hynë brenda Kongresit dhe përfaqësuesit e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve së bashku me gazetarët u larguan nga forcat e Sigurisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.