Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbërritur për një vizitë zyrtarë në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë disa minuta para mbërritjes për ta pritur në Bulevard.
Në orën 10:30, pati një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve.
Ndërsa më pas Michel dhe Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.
Agjenda e plotë:
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.