Presidenti i KiE mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

0 19

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel mbërriti në Tiranë të premten e 20 majit për një vizitë zyrtare, pak javë para se Shqipëria të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Michel u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore në bulevardin pranë Kryeministrisë.

Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë i BE në orën 10.30, të ketë një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare dhe takim të dy delegacioneve.

Ndërsa në orën 11.15 do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.