Presidenti italian flet qartë: Luftë e pakuptimtë, të mbështetet rezistenca ukrainase

0 32

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka reaguar për luftën në Ukrainë.

Ai ka thënë se në momentin që rimëkëmbja nga COVID-i po ndodhte me një ritëm më të shpejtë se parashikimet shpërtheu një luftë. Ai e cilësoi atë sit ë pa kuptimtë dhe bëri thirrje që rezistenca ukrainase ndaj rusëve të mbështetet.

“Në një kohë kur rimëkëmbja dukej se po ndodhte, madje me një ritëm më të shpejtë se shumë parashikime, shpërtheu një luftë e pakuptimtë, e provokuar nga agresioni ushtarak rus kundër popullit ukrainas, i cili duhet të mbështetet në rezistencën e tij”, tha Mattarella.

Kujtojmë që Italia që prej fillimit të luftës i është bashkuar shteteve që mbështesin Ukrainës. Ata kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe sistematikisht kanë bërë thirrje që ofensiva e Putinit në vendin fqinj të përfundojë.

BURIMI: TGCOM24

Leave A Reply

Your email address will not be published.