Presidenti: Më 8 dhjetor në sheshin “Demokracia”. Mjaft më me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin

389

Presidenti Ilir Meta u ka bërë apel qytetarëve që më datën 8 dhjetor të jenë në Qytetin Studenti, në tubimin për ruajtjen e demokracisë në Shqipëri.

Në një publikim në Facebook, Presidenti shprehet se ka ardhur koha që qytetarët t’i thonë mjaft më pakicës politike që keq qeverisë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. “Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!”,- shprehet kreu i shtetit.

Postimi i plotë në Facebook i kreut të shëtit:

“Të dashur qytetarë!

Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!

Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!??”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.