Presidenti Meta: 25 prilli referendum mbarëkombëtar, populli i 2 marsit është ende aty

0 289

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën e përjavshme me gazetarët, foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një referendum mbarëkombëtar, me qëllim largimin e qeverisë nga pushteti. Kreu i shtetit, nënvizoi se qeveria nuk duhet të përkrahë oligarkët, por të vendoset në funksion të popullit.

”Tani nuk ka mbi kushtetutën asgjë, mbi atë është vetëm populli, populli i 2 marsit aty është vetëm se është shumëfishuar, të merren me pandeminë me hallet e popullit. Sepse do të zhgënjehen, nuk do të ketë vazhdimësi më 25 prill do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të shtypur këtë qeveri. Vetëm e vetëm të fryhen si shushunja disa individë, vendosja e rendit kushtetues është i domosdoshmëri, mbi atë është vetëm populli”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.