Presidenti Meta dekreton anëtaren e dytë të Gjykatës Kushtetuese

49

Presidenti Ilir Meta, pas kthimit nga Forumi i Paqes në Francë, ka firmosur sot emërimin e anëtari të dytë të Gjykatës Kushtetuese, që sipas ligjit i takon ta përzgjedhë kreu i shtetit.
Në faqen e Presidencës është botuare dekreti i emërimit të “znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese”.
Burime nga Presidenca informojnë se sapo mbërriti në Rinas Presidenti firmosi dekretin për emërimin e vakancës se tij të dytë. Në bazë të ligjit për Gjykatën Kushtetuese kreu i shtetit përzgjedh dy anëtarë të kësaj gjykate. Më herët ai ka emëruar Besnik Muçin.
PS ka kundërshtuar këtë procedurë dhe duke shkelur ligjin ka tentuar të emërojë një tjetër kandidate.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.