Presidenti Meta: Disa ambasadorë të huaj e kanë kaluar statusin e tyre

61

Presidenti Meta në studion e Eni Vasilit në Top Channel i pyetur se pse shpalle “person non grata” ambasadorin e OSBE, Boshard tha se duhet se Shqipëria duhet të jetë e pavarur pasi jemi shtet sovran dhe nuk ka pse disa diplomatë të huaj mbështesin kryeministrin për të kapur krejt shtetin apo duke e ndihmuar që Rilindja të kap krejt sistemin e drejtësisë.

Më tej presidenti theksoi se dhe me prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku ishin diplomatët e huaj dhe disa organe të specializuara që dërguan letër te parlamenti se votimi i Arta Markut ishte kushtetues. Ndërkohë që ajo ishte zgjedhje antikushtetuese.

Ndaj nuk do të jetë e lehtë përballja me ta. Edhe ambasadori i BE, Soreca, po ndihmon qeverinë për të kapur gjykatën kushtetuese. Natyrisht që jo të gjithë ambasadorët janë me synime të tilla.

“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non Grata për Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e Presidentit. Presidenca është simbol i sovranitetit”, tha Meta.

“Po bëhet si sport i disa diplomatëve që po vënë në diskutim vendimet e institucioneve shqiptare. Sot është Ilir Meta, po nesër mund të jetë dikush tjetër. Nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese.

Disa ambasadorë e kanë tepruar dhe e kanë bërë këtë prej kohës. 90 % e diplomatëve janë korrektë dhe kanë ruajtur staturën. Nuk është kurrsesi në të drejtën e një ambasadori të vënë në diskutim dekretin e një presidenti për zgjedhjet duke krijuar disa interpretime që çuan atje ku e çuan.

Është OSBE që bën raportin dhe më pas janë institucionet, Kolegji Zgjedhor. Është një qëndrim ndaj personit dhe jo ndaj OSBE. Ai ka pasur qëndrime personale të ndryshme. Janë disa diplomatë që janë bërë si lecka të Edi Ramës.

Këta jo vetëm që janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për çdo shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Harrojnë që çdo dështim i tij janë edhe i vendit. Ai nxjerr këta dhe fshihet pas këtyre për çdo dështim të tij” – tha Meta që nuk kurseu as ambasadorin e BE-së në Tiranë Luixhi Soreka.

“Soreka është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë” – tha Meta

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.