Presidenti Meta: E ardhmja e Shqipërisë është turizmi!

0 43

Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi sot Festivalin Kombëtar të Bujtinave, Restoranteve dhe Prodhuesve Vendorë Turistikë në Shqipëri.

Pas dekorimit të disa prej këtyre përfaqësuesve, Presidenti Ilir Meta vizitoi disa prej stendave të vendosura në oborrin e Presidencës, duke provuar disa prej produkteve.

“Sot kemi dhënë një mesazh për të promovuar sezonin turistik. Me këtë rast mbështesim ata që janë përkushtuar gjithë sipërmarrjeve në funksion të turizmit. Vështirësitë janë të mëdha. Kanë qenë të tilla pa pandeminë dhe konfliktin në Ukrainë. Megjithatë, turizmi kërkon edhe optimizëm dhe besim. Kërkon mbështetjen më të madhe dhe të plotë. Kërkon bujqësia, blegtoria dhe vetë operatorët në tërësi. Duhet mbështetje konkrete pasi e ardhmja e Shqipërisë është turizmi, janë shërbimet dhe bujqësia” – tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.