Presidenti Meta fton krerët e opozitës në takim: Vendi ndodhet në situatë dramatike

54

Kreu i shtetit, Ilir Meta u ka dërguar një letër zyrtare krerëve të 9 partive që u larguan nga Kuvendi dhe dogjën mandatet. Në dokumentin për krerët e partive, Meta kërkon takim me përfaqësuesit politikë për të diskutuar mbi situatën politike në vend.

Letra e Presidentit i është drejtuar kreu të PD-së, Lulzim Basha, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

Në letër theksohet se: “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”.

Lexoni edhe…

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.