Presidenti Meta: Hapini listat 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin

0 70

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka bërë thirrje palëve të politikës që të hapin listat 100% për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një statusi në “Facebook” kreu i shtetit, mes kritikash, thekson se Kuvendi nuk duhet të degradohet kështu, ndërsa shton se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Reagimi i plotë

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”. 🇦🇱

Leave A Reply

Your email address will not be published.