Presidenti Meta humb mikun nga Covid-19: Bashkëpunëtor në kohë të vështira, Hekuran Doko i palëvizur në bindjet e tij

0 442

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e mikut të tij, Hekuran Doko i cili nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19. Teksa e vlerëson si bashkëpunëtorin në kohët e vështira, kreu i shtet në mesazhin e ndjerë thotë se Covid-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. ”Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko”,- shkruan ndër të tjera Presidenti Meta.

Mesazhi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

Covid-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.