Presidenti Meta i prerë: Hapni listat ose largohuni!

0 334

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë deputetët, do të ndëshkohet fort.

Ky reagim i Presidentit ka ardhur pas propozimit të Partisë Socialiste për listat e deputetëve, duke kërkuar që qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre me votë.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta në postimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.