Presidenti Meta: Kuvendi të mos miratojë ligje që na çojnë në korrupsion

0 392

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka sqaruar çështjen e dekreteve që u rrëzuan nga Parlamenti. Kreu i shtetit tha se për tre ligjet që lidhen me koncesione dhe taksat e qytetarëve shqiptarë, Kuvendi nuk ka qenë bashkëpunues.

Meta u shpreh se Parlamenti nuk duhet të miratojë ligje që na çojnë në korrupsion. ”Unë do të vazhdoj punën time për kthimin e ligjeve që janë kundër kushtetutës dhe ligjet me objektive të veçanta, për persona të caktuar nuk do të miratohen nga unë. I bëj thirrje dhe kuvendit që të mos kalojë ligje që na çojnë në korrupsion. Kuvendi ka për detyrë të shikojë këto elementë për të mos u bërë pjesë e grupeve lobiste”.

Presidenti teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me amendamentin e miratuar nga Parlamenti Europian me 15 kushtet për Shqipërinë, theksoi se është e nevojshme plotësimi i këtyre pikave, pasi rrezikohet kthim pas.

”Mendoj se kjo është një çështje e vjetër, në kuptimin e faktit se kushtet janë aty prej vitesh. Duke nisur me krye kushtin e parë dhe të pakalueshëm, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. U bë 4 vite që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe nga Bundestagu gjerman çështja e zgjedhjeve. Duke nisur nga hetimi i zgjedhjeve lokale në Shijak e Dibër. Kushtet kanë qenë aty, janë këtu dhe duhet urgjentisht të përmbushen në mënyrë që vendi të ketë mundësi reale në një të ardhme të shpejtë që të hedh hapa para. Përndryshe me metodologjinë e re të BE, rrezikojmë të kthehemi pas në drejtim të procesit të integrimit europian që do të ishte dënim i pamerituar për popullin shqiptar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.