Presidenti Meta me fëmijët e fshatit Vajzë në bustin e heroit Rexhepi: Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese

0 332

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bashkë me fëmijët e fshatit Vajzë ka kryer nderime tek busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thotë se ”Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920, padyshim që kjo e fundit ishte frymëzuese për Perlat Rexhepin dhe gjithë heronjtë e tjerë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit”.

Postimi i plotë

Përballë bustit të poetit atdhetar Ali Asllani në Vajzë qëndron edhe busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi, i cili bashkë me dy shokët e Tij, Jordan Misjen dhe Branko Kadinë bënë epopenë e Tre Heronjve të Shkodrës, një prej ngjarjeve simbol të Luftës Antifashiste.

Ndërsa Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920, padyshim që kjo e fundit ishte frymëzuese për Perlat Rexhepin dhe gjithë heronjtë e tjerë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit.

I lumtur të shikoja edhe fëmijet e Vajzës në këtë ceremoni nderimi. Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë

Leave A Reply

Your email address will not be published.