Presidenti Meta: Mijëra familje kanë hyrë në borxhe për kurimin ndaj Covid-19, qeveria t’i rimbursojë urgjent

0 327

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i kërkon qeverisë që të rimbusojë pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ilaçet falas të gjithë të infektuarve.

Teksa ka shpërndarë një shkrim të medias Reporter.al me titull ”Shpenzime e kurimit për Covid-19 po sakatojnë mirëqenien e familjeve shqiptare”, kreu i shtetit nënvizon se babëzia në pandemi është edhe më kriminale.

”Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund! Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Dëshmitë e pacientëve të infektuar me Covid-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.

Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve. Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund! Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia anti-covid, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit. “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale! I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!

Leave A Reply

Your email address will not be published.