Presidenti Meta nderon personalitetet e shquara të gazetarisë sportive (FOTO)

0 335

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive ka vlerësuar figurat historike të gazetarisë sportive shqiptare, të atyre që kreu i Shtetit i vlerëson si profesorët. Bëhet fjalë për gazetarët e mirënjohur Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, pata sot kënaqësinë të vlerësoj kuartetin e nderuar të Profesorëve, Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo, këto personalitete të shquara të radiokronikës dhe gazetarisë sportive shqiptare, që në dekada kanë sjellë gëzim dhe emocione të fuqishme në familjet shqiptare, në një periudhë të vështirë për vendin, kur sporti ishte një nga kënaqësitë e pakta. Kontributi i tyre dhe gazetarisë sportive ka qenë shumë i rëndësishëm për frymëzimin e gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve. Me zërin, fjalën dhe penën e tyre ata skalitën ngjarje historike për sportin shqiptar, që edhe sot janë burim frymëzimi për të rinjtë dhe fëmijët që ëndërrojnë të prekin suksesin dhe fitoren në sport”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.