Presidenti Meta në festimin e jubileut të Platinit të Elizabeta II: Bashkohem me gëzimin e popullit britanik

0 23

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në festimin e jubileut të Platinit të Elizabeta II e Britanisë së Madhe.

Meta shprehet se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror.

Statusi:

I nderuar të isha sot në festimin e jubileut të Platinit të Madhërisë së saj Elizabeta II e Britanisë së Madhe.

Në këtë ngjarje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror, bashkohem me gëzimin dhe festimet e popullin britanik, të Commonëealth dhe më gjerë që e konsiderojnë Mbretëreshën dhe familjen mbretërore si element thelbësor të historisë dhe të traditës si dhe festimet e këtij jubileu unik si mënyra më e denjë e shprehjes së patriotizmit dhe krenarisë kombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.