Presidenti Meta në Kosovë falenderon popullin kosovar

0 34

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Kosovë ku dekoroi efektivat e FSK që morën pjesë në shpëtimin e qytetarëve nga rrënojat e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.
Pasdite, kreu i shtetit është nisur drejt Prizrenit për të takuar qytetarët nga Shqipëria që janë strehuar në Kampin e Inovacionit. Presidenti Meta u takua me shqiptarët që ju shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kreu i shtetit bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet. Gjithashtu kreu i shtetit u takua dhe falenderoi vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e shtetit të Kosovës në përballimin e situatës në Shqipëri. Ai shprehu mirënjohje për drejtuesit e pushtetit vendor në Prizren që kanë përballur situatën me qytetarët e larguar nga zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Meta ngushëllon familjen Abazi

Praditen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dhe i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes Abazi në Gjilan, për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi, të cilët humbën jetën për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Pasi u takua me anëtarët dhe të afërmit e  familjes Abazi, Presidenti i Republikës u shpreh:  “Nuk mund të mos vija në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi, për humbjen e pazëvendësueshme dhe të pangushëllueshme të dy njerëzve të tyre mjaft të dashur,  pjesë e të gjitha atyre humbjeve tragjike njerëzore që pësuam me tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë dhe kjo familje do të ketë mundësi për ta përballuar atë me mbështetjen e të gjithë komunitetit, e veçanërisht të të gjithëve ne në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, të ndiejnë mbështetjen dhe kujdesin tonë, për një të ardhme më të mirë. Ngushëllime edhe të gjithë komunitetit të mrekullueshëm të Gjilanit për këtë humbje të dy qytetarëve të nderuar!”.

 

Presidenti Meta në familjen Abazi në Gjilan

Leave A Reply

Your email address will not be published.