Presidenti Meta takon kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”

0 26

Presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ka takuar dhe “mikun e madh të kombit shqiptar, Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton”.

Presidenti Meta shkruan se shprehu “mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

🇦🇱🤝🇺🇸 Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.

Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.