Presidenti Meta: Vrulli shpërthyes i vargjeve të Fan Nolit gjëmon, sa herë tirania bëhet e padurueshme

0 370

Presidenti Ilir Meta, kujton Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e paharrueshme të Fan Nolit “Anës Lumenjve”. Përmes një video-mesazhi në facebook, kreu i shtetit thekson se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

Mesazhi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko

Leave A Reply

Your email address will not be published.