Presidenti serb, Vuçiç: Jemi si popull me Rusinë!

0 57

Në kulmin e sanksioneve ndërkombëtare, sidomos nga SHBA, ndaj Rusisë pas pushtimit të disa rajoneve separatiste të Ukrainës, ka reaguar Presidenti serb Vuçiç.

“Serbia është në rrugën e saj evropiane. Serbia ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por në anën tjetër, rreth 85 për qind e serbëve, çfarëdo që të ndodhë, do të jenë në anën e Rusisë”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Të martën ai tha se “do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës nga Rusia, nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”, duke iu përgjigjur një deklarate të ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë veprimin rus.

Serbia akuzon NATO-n për “agresion” për shkak të bombardimeve të pranverës së vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.