”Presione për të mos rrëzuar Gjukanoviç”/Dritan Abazoviç: Më kanë ofruar 21 milionë euro

0 321

Kreu i Lëvizjes Qytetarë URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka folur hapur, pasi ka konfirmuar presionet që i janë bërë për të mos rrëzuar Presidentin Milo Gjukanoviç. Në një intervistë për mediat, ai ka zbuluar se ka marrë disa oferta në mënyrë që mos të ndrihej kundër Presidentit. Më tej, ai ka nënvizuar se i kanë ofruar deri në 21 milion euro për të hequr dorë nga rrëzimi i pushtetit të Gjukanoviç.

”Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanovicin. Unë kam shumë presion sepse është një pjesë e madhe që morëm pas zgjedhjeve. Por, unë nuk ndihem i pasigurt. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”,-tha ai.

Abazoviç është zv/kryeministër i Malit të Zi dhe ka bërë shumë bujë më deklaratën e tij në Parlament ku akuzoi qeverinë paraardhëse se e ka lënë popullin në varfëri ekstreme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.