Prezantohen ministrat dhe sekretariati i ri i socialisteve

0 179

TIRANË- Një prezantim i ri për një qeveri të vjetër. Ky është përfundimi i 60 minutave fjalim të kryeministrit Edi Rama sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. Kryeministri prezantoi qeverinë e re e cila ka shumë pak ndryshime nga kabineti Rama 2. Një lëvizje tejet e rëndësishme është ajo e kalimit të Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Prezantimet e sotme në Asamble:

Lindita Nikolla: Kryetare e re e Kuvendit

Qeveria e re Rama 3

Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministri i Financave Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit Evis Kushi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,

Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Shërbimet

Ministrat e rikonfirmuar: 

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit Evis Kushi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Milva Ikonomi bën rokadë nga Bujqësia tek Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

Ndryshime në drejtimin e PS dhe mënjanimi i Erion Braçes dhe Taulant Ballës

Ajo që më shumë ra në sy në prezantimin që kryeministri i bëri të zgjedhurve të rinj dhe të preferuarve ishte një mënjanim i dy prej socialistëve të vjetër të PS. Erion Bracce është lënë jashtë çdo funksioni në drejtimin politik dhe atë në qeveri. Rama e ka lënë Braccen si kandidat vetëm për Kryesinë e Partisë Socialiste. Të njëjtin fat duket se e ka edhe Taulant Balla. Edhe pse ishte deputeti më i votuar në qarkun e Elbasanit dhe në rang vendi, Balla është lënë me një post honorifik për të garuar në Kryesi si dhe në drejtimin e qarkut të Fierit, pas gati 2 dekadash si deputet në qarkun e Elbasanit. Edhe postin e drejtuesit të qarkut edhe pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, ia ka zënë Damian Gjiknuri.

Anëtarët e Kryesisë në PS:

Gratë: Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli

Burrat: Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.

Kush mbeti jashtë Kryesisë:

Gratë: Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla

Burrat: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema dhe Pjerin Ndreu.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.